PDK kërkon krijim të shpejtë të institucioneve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë së tij, transmeton fokusi.info.

Siç thotë Veseli përmes një postimi në Facebook, takomi është mbajtur për të diskutuar rreth domosdoshmërisë që sa më shpejt të krijohen institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit.

“Në opozitë, deputetët e PDK-së do të jenë zëri i qytetarëve të Kosovës. Vendi ynë ka nevojë për qasje serioze nga të zgjedhurit e popullit dhe ne nuk do të ndalemi së punuari që Kosova të ecë përpara, e kurrsesi të vendnumërojë ose shënojë regres”, shkruan Veseli./Fokusi.info/