PDK mban mbledhje të Kryesisë: Këto janë vendimet që u morën

Partia Demokratike e Kosovës sapo ka përfunduar mbledhjen e Kryesisë që është diskutuar për një sërë çështjesh politike në vend.

Me theks në këtë mbledhje është trajtuar seanca e nesërme konstituive e Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Një burim brenda PDK-së ka thënë për Klan Kosova se në mbledhjen e sotme është rikonfirmuar qëndrimi për të mos e votuar Vjosa Osmanin për presidente të vendit.

Aty po ashtu është diskutuar për zgjedhjen e shefit të grupit parlamentar të PDK-së dhe propozimin për nënkryetar të kuvendit nga kjo parti – emrat e të cilëve nuk i ka treguar ky burim.

Për të hënen është konfirmuar mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ndërkaq ditëve në vijim pritet të votohet edhe qeveria, e më pas edhe zgjedhja e presidentit, e cila ka qenë sonte temë në Kryesinë e PDK-së.