PDK me 3 korrik zgjedh kryetarin e ri të partisë

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka bërë të ditur se me 3 korrik do të mbajë Konventën për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Kryesia e PDK’së gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhje ku ka marrë vendim për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë më 3 korrik 2021, ditë e shtunë.

Siç ka bërë të ditur PDK, këtij vendimi i ka paraprirë një debat i gjatë në të gjitha nivelet e partisë që ka filluar pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ndërsa, kryesia e kësaj partie ka udhëzuar organet e partisë për fillimin e menjëhershëm të përgatitjeve për organizimin e Konventës zgjedhore të partisë.

PDK është prej fillimit të nëntorit të vitit të kaluar me ushtrues detyre të kryetarit pas dhënies së dorëheqjes të ish kryetarit Kadri Veseli.