PDK prezanton kandidatët për deputetë të degës në Prishtinë

Partia Demokratike e Kosovës, ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputetë të degës së këtij subjekti në Prishtinë.

Kjo ngjarje është duke u zhvilluar në Sallën e Kuqe tek Pallati i Rinisë, njofton Klan Kosova.

Pretendentët e degës së PDK-së që do i mësynë garës për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit janë:

Eliza Hoxha

Migjen Kelmendi

Dhurata Hoxha

Abelard Tahiri

Uran Ismaili

Memli Krasniqi

Shqiptar Demaçi

Ariana Musliu -Shoshi

Merita Makolli

Migjen Shala