PDK: Qeveria Kurti po injoron dy kryetarët tonë në Veri

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike e Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë thotë se qe disa ditë që dy kryetarët e komunave nga radhët e PDK-së, të cilët kanë fituar në Zveçan dhe në Zubin Potok, po përballen me presion dhe nënçmim nga nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Të dy komunat kanë thirrur seancat solemne për dhënien e betimit, por, Ministri i Pushtetit Lokal dhe zyrtarë të kësaj ministrie, kanë ushtruar vazhdimisht presion për ndërrimin të datës dhe lokacionit për mbajtjen e seancave”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, këto veprime të këtyre zyrtarëve nuk janë të bazuara në asnjë arsye legjitime, të cilën, “ne do ta respektonim pa asnjë problem”.POSTIMI I PLOTË:

Ka disa ditë që dy Kryetarët e Komunave nga radhët e PDK-së, të cilët kanë fituar në Zveçan dhe në Zubin Potok, po përballen me presion dhe nënçmim nga zyrtarë e segmente të Qeverisë, posaçërisht nga MAPL.Të dy komunat kanë thirrur seancat solemne për dhënien e betimit, por, Ministri i Pushtetit Lokal dhe zyrtarë të kësaj ministrie, kanë ushtruar vazhdimisht presion për ndërrimin të datës dhe lokacionit për mbajtjen e seancave.

Këto veprime të këtyre zyrtarve nuk janë të bazuara në asnjë arsye legjitime, të cilën, ne do ta respektonim pa asnjë problem. Madje, as shkresë zyrtare në lidhje me këto kërkesa nuk kemi pasur. Prandaj, i gjithë ky teatër, është një tendencë për nënvlerësuar dhe dekurajuar Kryetarët tanë, të zgjedhur në këto dy komuna.I bëjmë thirrje Qeverisë që të krijojë kushtet e nevojshme, sa më parë, për mbajtjen e seancave solemne.

Mbi të gjitha, kërkojmë urgjentisht që ky presion, krejt i panevojshëm dhe jashtë çdo norme etike, të ndalet menjëherë.

Dy Kryetarët nga radhët e PDK-së, të votuar për të udhëhequr komunat e Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë të përkushtuar për të punuar në të mirë qytetarëve, pa dallim. Prandaj, çdo komunikim me ta, i ftojmë Qeverinë që ta bëjnë zyrtarisht dhe bashkëpunimi, sipas ligjit, nuk do të mungojë asnjëherë.