PDK refuzon ftesën e VV-së për bashkëpunim në rrëzimin e qeverisë

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi iu është përgjigjur ftesës së shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i cili ftoi PDK-në t’i bashkohet mocionit për rrëzimin e qeverisë.

“Ju duheni të bëni rrugë të gjatë, për të kërkuar çfarëdo bashkëpunimi me PDK-në, nuk do ta merrni bashkëpunimin që keni filluar ta kërkoni, ju e keni pasë këtë mandat lara-lara dhe unë habitem me juve sepse ka arsye shumë që ne nuk mund të bashkëpunojmë.”, tha Krasniqi.

E në anën tjetër, Selimi i tha se nuk ka kërkuar bashkëpunim.

“Keni ardhur në një pozicion, ku jeni dorëzuar nga të qenit në pushtet dhe po doni së paku të jenë opozitë. Ju nuk jeni as pushtet e as opozitë dhe akoma më tutje, po bindem që ju jeni akoma në luftë për vendin e tretë.”, tha Selimi.

Krasniqi në kundër-replikë i tha Selimit se po replikon me të pasi sipas tij deputeti tjetër i VV-së, Dimal Basha nuk e di se as ku është.

“Unë po i them Rexhës, se ky është deputet, din diçka, ai se din as ku është. Rexhë, PSD-ja del prej Vetëvendosjes, është brum i yti, do të thotë ju e keni pasur një PSD do ta keni edhe tjetrën, dhe unë e di që ti e din, edhe t’i rujt zoti, mashallah që i ki të mirë, por asi lloj mentaliteti del vetëm nga Vetëvendosja. A jemi opozitë a çka jemi, e kemi dëshmuar prej ditës së zgjedhjeve.”, tha Krasniqi.

E për Bashën, Krasniqi tha se ai nuk ka qenë në Kosovë hiç dhe i ka të ndëgjuara të gjitha.

“Dimal, unë e di që ti nuk din ma shumë, ti i ki me të nime, ti nuk je kanë në Kosovë hiç, unë t’i kam lexuar disa shkrime, çka kishe ditë me thanë të për Vetëvendosjen, se di, nuk muj me t’marrë seriozisht”, tha Krasniqi.