Negociata me dyer të mbyllura: Ukraina dhe Rusia në prag të një marrëveshjeje

Negociata me dyer të mbyllura: Ukraina dhe Rusia në prag të një marrëveshjeje

Negociata me dyer të mbyllura: Ukraina dhe Rusia në prag të një marrëveshjeje

Edhe pse delegacionet ukrainase dhe ruse zyrtarisht zhvilluan tre raunde bisedimesh në Bjellorusi, ato vazhduan me dyer të mbyllura edhe në ditët e kaluara. Për herë të parë flitet për mundësinë e arritjes së një marrëveshje.

Gjegjësisht, delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës, përmes formatit online vazhduan bisedimet për përfundimin e konfliktit, si dhe kërkesat e sigurisë së të dyja palëve dhe pas takimit të sotëm përfaqësuesit ukrainas e rus dolën me qëndrime pozitive.

Këshilltari i shefit të zyrës së presidentit të Ukrainës, Mikhail Podolak, i cili është edhe anëtar i delegacionit negociator ukrainas, tha se Rusia ka një pamje shumë më reale të situatës në terren në krahasim me negociatat e mëparshme.

“Rusia tani ka një pamje më adekuate të botës përreth saj dhe është më e ndjeshme ndaj pozicionit të Ukrainës. Pozicionet tona janë në tryezë. Ne jemi shumë të vendosur – tërheqja e trupave dhe një armëpushim. Rusia tashmë e kupton këtë dhe ka filluar bisedime konstruktive, rezultatet do të vijnë pas disa ditësh”, tha Podolak.

Для розуміння. Представники РФ на перемовинах уже не ультимативно щось говорять, а уважно слухають наші пропозиції. Україна не поступиться своїми позиціями. Наші вимоги – закінчення війни та виведення російських військ. Бачу, що є розуміння цього процесу та діалог. pic.twitter.com/SNjpI9SQLl

— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 13, 2022

Ai gjithashtu komentoi për mediat ukrainase mundësinë e një takimi midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt dhe homologut rus, Vladimir Putin.

“Është si të kalojmë një urë të gjatë në male. Ne filluam nga njëra anë, ku nuk kishte gatishmëri për të takuar dy liderët. Tani, le të shkojmë hap pas hapi në anën tjetër që mund të ofrojë një takim. Presidenti Zelensky ka thënë vazhdimisht se takimi është ‘I mundur dhe i nevojshëm’. Procesi përgatitor është duke u zhvilluar. Është e rëndësishme të përpunohet vendi dhe koha e takimit, por edhe të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë”.

Me rastin e raundit të ri të negociatave me dyer të mbyllura mes Rusisë dhe Ukrainës, foli edhe përfaqësuesi i delegacionit rus, Leonid Slutsky.

“Nëse sot krahasojmë qëndrimet e të dy delegacioneve në fillim të bisedimeve, atëherë mund të shohim përparim të rëndësishëm. Sipas pritshmërive të mia, ky progres mund të shndërrohet në një qëndrim të vetëm të të dyja delegacioneve që do të nënshkruajnë një dokumentet në pak ditë”, tha Slutsky.

Përfaqësuesi i delegacionit rus deklaroi gjithashtu se nënshkrimi i dokumenteve është i një rëndësie të jashtëzakonshme për Ukrainën dhe Rusinë.

“Kjo do të ndihmojë në uljen e tensioneve gjatë luftës dhe, natyrisht, do të shpëtojë shumë njerëz, jeta e të cilëve është në rrezik”, tha Slutsky.

Megjithëse palët nuk diskutuan datat e mundshme për raundin e katërt “publik” të bisedimeve, një këshilltar i shefit të kabinetit të presidentit ukrainas tha se takimi mund të mbahet në dy ose tre ditët e ardhshme, në varësi të asaj se sa kohë u duhet delegacioneve për të përcaktuar kërkesa të caktuara përmes kornizave ligjore.