PDK të hënën prezanton kandidaturën e Sami Lushtakut për kryetar të Skënderajt

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj ka paralajmëruar se të hënën nga ora 19:00 do të mbahet ceremonia e prezantimit të kandidaturës së Sami Lushtakut për kryetar të kësaj komune.

Kjo u konfirmua nga vet dega e PDK-së në Skënderaj përmes një postimi në Facebook, ku ftohen mbështetësit e PDK-së që të jenë prezent në ceremoni.

“Njoftohen anëtarët dhe simpatizantë e PDK-së se të hënën më 19 korrik 2021 në ora 19:00 në Restorantin Atlantic në Skenderaj, mbahet ceremonia e prezantimi të kandidatit për kryetar të Komunës së Skenderajt z.Sami Lushtaku. Ftohen të gjithë anëtarët dhe simpatizantë e PDK-së të marrin pjesë në këtë ceromoni”, thuhet në postim.

Kandidimin e Lushtakut për Skënderaj e kishte konfirmuar edhe ish-kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj.