PDK thërret konferencë të jashtëzakonshme për medie

Partia opozitare, PDK sot të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për medie.

Kjo parti ka njoftuar se në konferencën për medie do të flasin dy nga nënkryetarët e saj, Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku.

Konferenca do të mbahet sot në ora 14:00 në selinë qendrore të PDK-së.

Nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së kësaj konference.

Partia e drejtuar nga Memli Krasniqi së fundi ka qenë kritike për moskrijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, duke akuzuar partinë në pushtet se po tenton të parandalojë hetimin mbi krizën energjetike. /Fokusi.info/