Peci: Dialog Kosovë-Serbi nuk do të ketë para qershorit

Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multientik, ka organizuar një panel diskutimi sot në Prishtinë, në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ku u deklarua për rëndësinë e respektimit të Kushtetutës dhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut.

Drejtori ekzekutiv i KIPRED, Lulzim Peci, njëherësh ish-ambasador i Kosovës në Suedi, duke kujtuar letrën e Presidentit të SHBA’së, Donald Trump sa i përket përfundimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, nuk shprehet optimist se do të ketë dialog para qershorit të vitit të ardhshëm.

‘Tani kemi dy përfaqësues amerikanë që do të trajtojnë marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Unë nuk mendoj se do të kemi një dialog më serioz përpara qershorit të vitit të ardhshëm’, tha Peci.

Sipas tij, një tjetër element i rëndësishëm është respektimi i Kushtetutës së Kosovës, sa i përket bashkëpunimit me Listën Serbe si fituese e vetme e subjekteve politike serbe në Kosovë.

‘Një element tjetër për tu mbajtur në mend është se Qeveria e Kosovës duhet të respektojë Kushtetutën e Kosovës dhe të bashkëpunojë me Lista Serbe.

Nëse ka një gabim, Lista Serbe mund të kërkojë mendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe unë as nuk mund ta imagjinoj se çfarë do të ndodhë më tej’, tha Peci.

Këshilltari presidencial, Ardian Arifaj tha se qeveria e ardhshme e Kosovës do të duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe përfundimisht të arrijë një marrëveshje përfundimtare që do të ishte në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i Listës Serbe, Barnimir Stoanovic e vlerësoi si të rëndësishme formimin e unionit të Komunave Serbe, i cili thotë se Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd, sipas tij, duhet të bëjë presion mbi institucionet në Prishtinë.

‘Është e nevojshme që ne të mbijetojmë dhe të krijojmë një jetë normale, jo si një instrument që do të rrezikonte këdo.

Ne kemi nevojë për Komunitetin. Tani, të gjithë ata që nuk duan ta shohin atë nuk duan të shohin serbët në Kosovë ose është popullor të sulmojë serbët’ përfundoi Stojanovic, duke theksuar se është e rëndësishme për komunitetin serb të vazhdojë dialogu dhe të arrihet një marrëveshje.