Peja formon shtabin emergjent

Komuna e Pejës ka formuar shtabin emergjent, një ditë pasi në këtë qytet pati vërshime të mëdha.

Si pasojë humbën jetën edhe dy persona, një grua dhe djali i saj pesëvjeçar.

“Shtabi Emergjent është mobilizuar menjëherë pas vërejtjes së situatës, dhe ekipet tona punojnë pa pushim për të adresuar nevojat dhe sfidat që dalin nga ky fenomen natyror”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Ky shtab do të minitorojë situatën dhe do të koordinojë përgjigjen e nevojshme në ndihmë të qytetarëve.

Linjat emergjente janë të hapura për të gjithë qytetarët për të pritur informacione, raporte ose kërkesa për ndihmë nga qytetarët:

POLICIA: 192

ZJARRËFIKËSAT: 193