Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, kishte mbi 40 intervenime kirurgjike për shkak të plagëve të luftës

Ka vdekur luftëtari i UÇK-së i Betejës së Koshares, Lumni Gashi, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka dhënë ish-komandanti i kësaj zone, Rrustem Berisha.

“Me pikëllim të madh, sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë Lumni Gashi. Lumniu, i plagosur në Betejën e Koshares, ai kaloi mbi 40 intervenime kirurgjike për shkak të plagëve. Lumniu ishte djalë trim, i vendosur, shum i dashur me shokët dhe luftëtar i dalluar në njësinë e topave në Brigadën 138 “Agim Ramadani” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Shpreh ngushllimet më të sinqerta për familjen, farefisin dhe bashkëluftetarët e Koshares. Vlerat tua do ti kujtojmë me krenari. Pusho në paqe trim Lumni” shkruan Berisha në njoftim.