Rita Ora i bashkohet Dua Lipës për Kosovën, nxjerrë publikisht kërkesën (Foto)

Pas Dua Lipës, ka ardhur edhe reagimi i Rita Orës, e cila është bërë pjesë e peticionit online, ku i kërkohet kompanisë “Apple” që të vendosë emrin e Kosovës në aplikacionin “Apple Maps” dhe të caktohen qartë kufijtë me Serbinë.

Ashtu si bashkë-atdhetarja e saj, edhe Rita Ora ka bërë publike peticionin ku shkruhet; “Vendos Kosovën në hartë”.

Mësohet se deri më tani peticionin, për vendosjen e Kosovës në hartë, e kanë firmosur afro 50 mijë njerëz dhe për këtë gjë kanë ndihmuar edhe shumë personazhe të njohur shqiptarë, e jo vetëm, që e kanë bërë publike peticionin në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Peticioni nisi pasi në “Apple Maps” vija kufitare mes Kosovës dhe Serbisë paraqitet ndryshe nga ajo që është përdorur për vendet e tjera dhe në të duket sikur Prishtina është pjesë e Serbisë. Kufiri i Kosovës në hartë është i ngjyrosur me një rozë të lehtë gati të padallueshme, emri i vendit nuk shkruhet dhe në të është shënuar vetëm kryeqyteti Prishtina.

Për këtë arsye mijëra qytetarë kanë firmosur një peticion për të vendosur Kosovën në hartën e “Apple” dhe shumë personazhe të njohur e kanë mbështetur këtë inicitaivë.