Pejë, arrestohet i mituri pasi dyshohet që ka kryer mbi 20 vjedhje

Policia raporton se dje në Pejë kanë arrestuar një të dyshuar i cili në bashkëveprim më dy të dyshuar tjerë që janë në arrati kishin kryer mbi 20 raste të vjedhjeve.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull K/Shqiptar i cili në bashkëveprim me dy të dyshuar tjerë që gjenden në arrati kishin kryer vjedhje në lokalin e viktimës mashkull K/Shqiptar”.

“I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se së bashku dy të dyshuarit që gjenden në arrati kanë kryer mbi 20 raste të vjedhjeve në vende të ndryshme”.

“ Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.