Penguan zyrtarët e KEDS-it dhe policinë, dërgohen në mbajtje dy persona

Dy persona nga Peja përfunduan në mbajtje gjatë ditës së djeshme, pasi të njëtin nuk lejuan që tu ç’kyçet rryma.

Policia ka njoftuar se në rrugën “Gazmend Zajmi” në Pejë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit fillimisht kanë penguar zyrtaret e KEDS-it që ishin në shkyçje nga rrjeti elektrik dhe dy zyrtarë policorë që ishin në asistencë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për pengim ndaj personit zyrtar.