Pensionistët në pritje që deputetët t`ua ‘heqin’ 15 vjeteshin

Shumë nga pensionistët kosovarë ditën e kalojnë duke luajtur e biseduar me njëri-tjetrin.

E tash po kërkohet heqja e kriterit prej 15 vjetësh të përvojës së punës para luftës si kusht për njohjen e kontributit pensional.

Përfaqësuesi i ‘moshës së tretë’, Njazi Gashi, jep propozimin që ata që nuk e plotësojnë këtë kusht të mund ta blejnë stazhin e munguar.

Ndaljen e këtij diskriminimit për këtë kategori, po e kërkon edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura.

Në krah të 233 mijë pensionistët kanë opozitën, që nga maji e morën një iniciativë për këtë çështje.

E tash fati i pensionistëve kosovarë është në dorën e deputetëve, pasi nisma do dalë në votim në seancë plenare.