Për çfarë e kishin refuzuar dy herë ndërkombëtarët, Anton Qunin nëpër poste të larta

Anton Quni i LDK’së është propozuar nga kjo parti për Ministër të Mbrojtjes, ani pse dy here u refuzua nga ndërkombëtarët për poste ministrore, shkruan Gazeta Metro.

Anëtari i partisë së drejtuar nga Isa Mutafa, dyshohet të jetë zgjedhja më e mirë për ministër të Mbrojtjes, duke marrë parasysh që në TMK nuk e kishte kaluar vetingun e NATO’s.

Kjo për arsye se ai kishte një dosje të dyshimtë për krime, e cila deri sot nuk është zbuluar.

Për këtë arsye, ai madje ishte refuzuar dy herë për poste ministrore nga Bashkësia Ndërkombëtare.

Ndërsa, Quni është vetëm një prej 15 ministrave të ardhshëm në Qeverinë e re të Kosovës e cila pritet të drejtohet nga Albin Kurti.

Këta janë emrat e të gjithë ministrave:

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami –  Ministre për Arsim

Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.

Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi

Për komunitete e Kthim – Dalitbor Jetvic

Për Zhvillim Rajonal – Ivan Millojevic.