Për komisarët e Lëvizjes Vetëvendosje me deficit patriotik

Shkruan: Shkodran Ramadani
Hysamedin Feraj thotë që në emërimin e Gent Cakajt Ministër i Jashtëm ka gisht Serbia.
Po e thotë njeriu që ishte spiuni shërbëtor i Nexhmije Hoxhës, gruas së Enver Hoxhës. Punëtor në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste të Enver Hoxhës, aty ku gatuhej propaganda enveriste, ku përpiloheshin fletërrufetë që mirëmbanin rëndesën e hekurt të aparaturës diktatoriale të Enver Hoxhës.
Feraj, njeriu që thoshte se me 10 shkurt, në protestën e organizuar kundër Pakos së Ahtisaarit që solli pavarësinë e Kosovës, do të duhej të vdisnin jo 2, por 200 mijë shqiptarë, ndërkohë që vetë rrinte si debil kafeneve të Tiranës. Ai nuk ishte as më 10 shkurt e as në luftën e Kosovës. Ishte i zënë me punë personale.
Arbër Zaimi, patrioti i kafeneve të Tiranës dhe Prishtinës, që iku nga borxhet dhe hajnitë e tij në Tiranë dhe na e shiti si aktivitet kombëtar angazhimin e tij në Kosovë, na tregon se kush është udbash e kush jo. Çfarë di Arbër Zaimi? Ai dje ka dëgjuar për Kosovën. As nuk e ka ditur se kah i bie Kosova deri sa i erdhën borxhlinjtë tek dera. E humbi rrugën e vet në jetë dhe gjeti Kosovën. Në mesin e VV-së ai njihet si një dembel që nuk i kryen as minimalisht punët e veta dhe për pagën e tij të lartë. Detyra e tij është t’i indoktrinojë kohë pas kohe aktivistët e VV-së.
Elvis Hoxha. Çfarë të thuhet për të? Një idiot i klasit të vet. Një pseudofilozof që shpall tradhtarë andej e këndej, që thotë se Kosova ka nevojë për dëshmorë edhe në këtë ditë kur ajo është e lirë. Nuk i ka kush faj që në kohën kur është bërë lufta ai ka zgjedhur të kënaqet me whiskey dhe cigare bareve të botës. Nuk kemi përgjegjësi për deficitin e tyre patriotik. Rasti për luftë u ka ikur. Një tren që nuk arrihet dot është ai. Historia ecën më shpejt se frikacakët e tillë.
Nuk e kemi luksin që ta bëjmë një luftë tjetër për teket e tyre. Në fakt, këto thirrje të tyre për heroizma janë veç spektakël sepse, në rast të një lufte, këta komisarë nga Tirana do të iknin të parët. Do të iknin dikah tjetër ku është qete dhe do ta denonconin luftën.
Bashkë me liderin e tyre, Albin Kurtin, që është zellshëm i dëshmuar për bojkot të luftës. Në vitet 1998-1999, ai kishte refuzuar uniformën e UÇK-së. Dhe atë disa herë. Thotë që është gëzuar kur kanë filluar bombardimet e NATO-s, ndërkohë që është arrestuar në Prishtinë më 27 prill të vitit 1999. 1 muaj e 3 ditë pas fillimit të bombardimeve.
Është arrestuar midis Prishtinës në kohën kur shqiptarët nga e gjithë bota po ia mësynin frontit të luftës. 1 muaj para fillimit të bombardimeve të NATO-s, Zona e Dukagjinit numëronte vetëm 50 ushtarë. 1 muaj në bombardimet mbi Serbinë, kjo Zonë numëronte 2 mijë ushtarë. Një mobilizim i hatashëm kombëtar. Një mobilizim që sabotohej nga Albin Kurti, gjoja për shkak se UÇK-ja kishte tradhtuar kauzën kombëtare.
Njeriu që ikte nga uniforma e UÇK-së flet për rëndësinë e luftës dhe peshën kombëtare të UÇK-së. Sa qesharake. Ani kur thonë: “Ishte i ri, 23 vjeçar, i falen gabimet”. Ky është kulmi i komedisë. Daut Haradinaj ishte 17-18 vjeç kur u bë njëri nga luftëtarët kryesorë të UÇK-së. Himë Haradinaj ishte vetëm 16 vjeçar kur ra heroikisht në mbrojtje të atdheut. Nga buza i rridhte ende qumësht kur pati guximin ta luftonte Serbinë. Supet i kishte ende të njoma kur vendosi që historisë t’i jepte kahje tjetër.
Trimat janë ndryshe. Lehtë është të jesh trim në Kosovën e 2019-ës. Kur ishte koha e trimërisë, as fërkemet e këmbeve nuk ua gjenim.
E njëjta vlen për Dejona Mihalin.
Dejona ishte mjaftueshëm e rritur për të marrë pjesë në luftën civile të Shqipërisë në vitin 1997 që e dërrmoi vendin, por e vogël për të marrë pjesë në luftën çlirimtare të Kosovës. Edhe kjo është një patriote e vonuar.
Prapa krejt këtyre thirrjeve në mbrojtje të atdheut fshihet një ndjenjë e boshllëkut brenda lëvozhgës së gjokseve të tyre. Janë njerëz pa gjoks që kërkojnë të njihen nga të tjerët si patriotë, sepse e dinë që nuk janë të tillë. Por, mjaft kanë abuzuar me këtë. Nuk do të lejojmë që frustrimi dhe vreri i tyre për rastet e humbura t’i pengojnë të tjerët që ta bëjnë punën e vet!