Mos e shkatrroni arsimin!

Shkruan: Burim Gjaka

Në prag të vendosjes së masave të reja të cilat pritet ti marr Qeveria e Republikës së Kosovës personalisht jam i paknaqur me disa prej tyre, e posaqërisht vendimin për shtyerje të fillimit të vitit të ri shkollor. Të gjitha masat po kundërshtohen nga dikush, përveq vendimit për shtyerje të mësimit që nuk e kundërshton askush, madje as tash kur thuhet se janë vaksinuar mbi 80% e mësimdhënësve. Kjo është e dhimbshme!

Derisa nuk ke vendim për vaksinim të detyruar të nxënësve e prindërve dhe janë vaksinuar mbi 80% e stafit arsimor atëherë pse të mbyllen shkollat? Ku do të qëndrojnë fëmijët dhe të rinjët gjatë kohës së mbylljes së shkollave? Sigurisht në parqe, sheshe, rrugë, palestra, stadione dhe kafe sepse askush nuk mund të qëndroj në shtëpi gjatë tër ditës përderisa të gjitha janë hapur përveq shkollave.

Bile në vendim që pritet të nxirret, thuhet që më 13 shtator 2021 do të rivlerësohet situata që lë shumë mundësi që mësimi mos të nis as atëherë. Sikur ta dinim se numri i të infektuarve do të zvoglohej edhe do të pajtoheshim me shtyerjen e mësimit, mirëpo shtyerja po bëhet vetëm sa për të thënë se bëm diçka. Dihet se në 10 ditët e fundit janë infektuar mbi 2000 fëmijë dhe të rinjë 0-19 vjeqar, mirëpo ata nuk janë infektuar në shkolla sepse shkollat kanë qenë të mbyllura.
Ku janë infektuar ata? Dhe a do të infektohen prapë moshat e tilla? Nëse po, pse duhet shtyer mësimin? Sili do të jetë rezultati “pozitiv” i mbylljes së shkollave? A mendonte për shkolla Ministri i Shëndetsisë kur luante “qyqekun” në dasma?

Më mirë do të ishte të shtohej numri i punkteve të vaksinimit e biles edhe të krijohen punkte mobile sepse qytetarêt po duan tè vaksinohen por nuk po kanë mundësi të caktojnë termine pêr vaksinim si pasojë e qendrave e të pakta të vaksinimit, në të cilat shpeshë edhe po i kontribuohet përhapjes së virusit si pasojë e tollovive gjatë pritjes.

Interesante se si një ditë më parë Ministrja e Arsimit znj.Nagavci ishte shumë e vendosur dhe e sigurt që mësimi do të fillojë më 1 shtator ndërsa vetëm një ditë pas me aq lehtësi pranohet të shtyhet mësimi, kur dihet se shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve janë të njëjta. Vendimet e tilla janë të ngutshme dhe të pamatura, e dëmtojnë arsimin dhe vendin poashtu, prandaj ju lutem shumë mos merrni vendime veq hajtë, analizoni mirë e pastaj vendosni sepse e shkatrruat arsimin!