Për momentin këta janë deputetët e koalicionit AAK-PSD që kanë marrë vota më së shumti, asnjë kandidat i PSD nuk ka vota të mjaftueshme

Listës së këtij koalicioni i prinë kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, i pasuar nga vëllai i tij Daut Haradinaj.

Ajo që bie në sy është se asnjë kandidat i PSD-së nuk ka siguruar votat e mjaftueshme përveç zëdhënëses së tyre Natyra Kuçi, e cila është duke ”luftuar” me Donika Kadajn për tu bërë deputete.

Poashtu është interesant se në listën e siguruar nga Gazeta NewBorn, nuk është asnjë kandidat i PSD-së (meshkuj) që ka siguruar votat për tu bërë deputet, përjashtuar Natyra Kuçin, fati i së cilës ende nuk dihet nëse do të jetë ajo apo Donika Kadaj.

Sipas kalkulatorit për llogaritjen e mandateve, AAK-PSD-së do t’i takojnë 14 mandate.

Më poshtë lista e plotë prej 16 kandidatëve të AAK-PSD që kanë marrë më së shumti vota.

Ramush Haradinaj

Daut Haradinaj

Time Kadriaj

Bekë Berisha

Pal Lekaj

Teuta Haxhiu

Rasim Selmanaj

Ali Berisha

Albena Reshitaj

Shkumbin Demaliaj

Gazmend Syla

Donika Kadaj& ose Natyra Kuqi (PSD)

Arbër Tolaj

Blerim Kuqi

Gani Dreshaj

Burbuqe Bakia Deva