Për shkak të mungesës së kuorumit, Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 14:00

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë seancën, për shkak të mungesës së kuorumit. Xhavit Haliti tha se nuk ka kuorum dhe se nuk mund të fillojnë me shqyrtimin e projektligjeve, kështu që Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 14:00.

Ndryshe seancën e sotme, e kanë lëshuar deputetët e VV-së, në shenjë pakënaqësie, pasi që kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ia ndërpreu fjalën deputetit të VV-së Frashër Krasniqit.