​Ministri Mehaj bën homazhe tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Gllogjan

Për nder të 24 vjetori të “Epopesë së Dukagjinit”, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bashkë me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.

Sot shënohet 24-vjetori i betejës së Gllogjanit, e njohur ndryshe si “Epopeja e Dukagjinit” që u zhvillua më 24 mars 1998, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt i bëri ballë rrethimit të forcave pushtuese serbe në Gllogjan. Me këtë betejë fillon lufta frontale ndërmjet forcave të UÇK-së dhe atyre serbe në Zonën Operative të Dukagjinit.