Latifi: Kosova nuk ka qenë në situatë më të rëndë diplomatike, partive po iu intereson vetëm pushteti

Analisti politik, Blerim Latifi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se gjendja politike në Kosovë, karshi dialogut me Serbinë është e rëndë. Ai thotë se nëse nuk ka unitet politik atëherë Kosova do të rrezikojë edhe shtetësinë e saj.

‘’Partive politike po iu intereson vetëm pushteti”, ka thënë ai.

“Situata diplomatike e Kosovës është shumë e rëndë. Këso situatë nuk kemi pasur më herët as në Rambuje e as në Vienë. Kemi pasur unitet në të kaluarën përkundër situatës së brendshme. Kemi qenë të bashkuar. Pozitë-opozitë. Ka qenë ai grupi i famshëm i Unitetit”, shton ai.

“Sot jemi të përçarë. BE dhe SHBA po shohim se edhe ata janë përcarë. Përshkak të grindjeve të brendshme kemi problem. Për shkak të problemit kryesor të Ksovoës, që është ai i dialogut, janë rrëzuar tre qeveri. Problemet po akumulohen. Kosova është në gjendje më të rëndë diplomatike në 20 vitet e fundit”, përfundon Latifi.