Për shkak të pritjeve të gjata në Merdare, rekomandohen pikat tjera kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) inkurajon bashkatdhetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare

“Të gjithë bashkatdhetarët që po vijnë në vendlindje dhe po ashtu që po kthehen, të shfrytëzojnë edhe PKK Mutivodë dhe Pikat tjera të Kalimit Kufitar, për shkak të pritjeve të gjata në PKK Merdarë.

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim”, thuhet në njoftim.