Thellohet bilanci tragjik i tërmetit në kufirin turko-sirian, shkon në mbi 2.300 numri i viktimave

Përkeqësohet bilanci i viktimave si pasojë e tërmetit të fortë në Turqi dhe Siri. Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani në të dyja shtetet kanë humbur jetën mbi 2300 persona.

Në Turqi deri më tani raportohet se kanë humbur jetën afro 1.600 perona, ndërkohë që mbi 700 janë në Siri.

Mbrojtja Civile Siriane, e njohur si Helmetat e Bardha, ka konfirmuar 380 viktima në zonat e kontrolluara nga opozita, ndërkohë shumë të tjerë janë nën rrënoja.

Tërmeti 7.8 ballë goditi kufirin turko-sirian në orët e para të mëngjesit duke shkaktuar një bilanc lufte. E gjithë bota është solidarizuar me ta, ndërkohë që vijojnë lëkundjet.