Për tre ditë shkarkohen rreth 20 mijë çertifikata përmes E-Kosova

20 mijë certifikata janë shkarkuar përmes platformës E-Kosova, vetëm pas tre ditësh pas mundësimit që të bëhet kjo.

Qeveria e Kosovës, duke njoftuar për këtë ka theksuar se do të vazhdohet me digjitalizimin e shërbimeve.

“Interesim i madh i qytetarëve për të shfrytëzuar shërbimet elektronike të sapolansuara në platformën E-Kosova. Në vetëm tre ditë, janë shkarkuar rreth 20 mijë çertifikata të gjendjes civile”, thuhet në njoftim.

“Do të vazhdojmë me digjitalizimin e shërbimeve duke synuar shërbime më efikase, më cilësore e më të qasshme”.