Përfaqësuesi i Zyrës së Prokurorit të Speciales: Nuk do t’ju japim materiale mbrojtjes së të akuzuarve

Përfaqësuesi i Zyrës së Prokurorit ka thënë se nuk e ka ndërmend që t’ju jep materiale mbrojtjes së të akuzuarve.

Ai thotë se mbrojtja e të akuzuarve po pret që Prokuroria t’ju japi “armët në dorë” për të luftuar ndaj krimeve që i kanë bërë.

“Siç e dini zyra e prokurorit ka thënë se nuk ka ndonjë arsye pse të mos fillojë gjyqi në fillimin e pranverës së këtij viti. Pjesa më e madhe e materialeve tani më i është dhënë atyre, mbrojtja e ka ditur se për çfarë është kjo çështje. ZPS nuk ka ndërmend që t’ju jep materiale mbrojtjes”, tha përfaqësuesi i ZPS-së.