Përfaqësuesi ligjor i SBASHK-ut: Çmimet e librave, nuk përkojnë me zotimet e MASHTI-t

Përfaqësuesi ligjor i SBASHK-ut, Blendor Shatri, ka shprehur shqetësimin e tij, meqë thotë se gjendja momentale në libraritë e Kosovës, nuk përkon me çmimin që MASHTI, është zotuar.

Ai madje tha në Info Magazine, se ka edhe probleme tjera shtesë, ndër to përmendi që familjet kosovare ende nuk janë në dijeni në cilat shtëpi botuese duhet blerë librat për fëmijët e tyre, përcjell klankosova.tv.

”Duke pa problemet që do të mund të hasin familjet kosovare fillimisht për të aplikuar në platformën E-Kosova qoftë gjatë regjistrimit qoftë gjatë aplikimit për të përfituar subvencionimin, po ashtu mund të kemi edhe familje kosovare që nuk kanë qasje në teknologji për të aplikuar në këto procese atëherë ne si SBASHK mendojmë se do të ketë vonesa në pajisjen e nxënësve kosovarë me libra, sidomos të klasave 1 dhe 5. Në këto aspekte do të ketë telashe”.