Përfshihet nga flakët një autobot në autostradën Kavajë-Rrogozhinë

Përfshihet nga flakët një autobot në autostradën Kavajë-Rrogozhinë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë mbramjes së sotme, konkretisht në afërsi të fshatit Lekaj.

Mësohet se autoboti ka marrë flakë pranë dy karburanteve.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrëfikëse të qytetit të Durrësit dhe Kavajës.

Nuk ka ende detaje se si ka ndodhur ngjarja dhe gjithashtu nuk raportohet për të lënduar.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes./noa.al/