Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Shkodër

Gjashtë banesa janë djegur si pasojë e një zjarri që përfshiu një ndërtesë në lagjen “Guerile” në Shkodër, sot rreth orës 15:40.

Sipas mediave në Shqipëri, ky zjarr ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pasi banorët arritën të dalin jashtë ndërtesës pa u përhapur flakët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur zjarrfikësit, të cilët janë duke punuar për shuarjen e zjarrit.

Ndërsa, policia ka evakuar banorët e ndërtesës.