Përfshihet nga zjarri objekti për servisim të automjeteve në Prishtinë (VIDEO)

Një objekt për servisim të automjeteve në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës është përfshirë nga zjarri, raporton Fokusi.info.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërkaq zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar se nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë.  Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri është lokalizuar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka deklaruar Ahmeti./Fokusi.info/