Përfshihet nga zjarri Qendra për Mbajtjen e të Huajve në Prishtinë

Në fshatin Vranidoll të Prishtinës në objektin ku strehohen refugjatët ka shpërthyer zjarr.

Sipas zjarrfikësit, Behar Shala që ishte pjesë e aksionit për shuarjen e këtij zjarri, nuk ka asnjë të lënduar nga ky rast.

“Sot në ora 5 të mëngjesit ne intervenuam në mënyrë profesionale dhe e lokalizuam -fikëm zjarrin në fshatin Vranidoll, te objekti ku strehohen refugjatët. Për fat të mirë nuk kishte të lënduar”, shkroi Shala.

Në Vranidoll është qendra e azilit ku më shumë strehohen migrantë nga Siria që kanë ikur për shkak të luftës.