Përfundoi me sukses gjysmë maratonën, Haradinaj sqaron pse veshi fanellën e Liverpoolit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përfunduar gjithë garën 21 km në gjysmë maratonën “Prishtina 2019”.

Ai ka sqaruar arsyen pse sot ka veshur fanellën e Liverpoolit.

Përmes një postimi në facebook, Haradinaj shkruan:

“Ditë e mrekullueshme në kryeqytet, ku u mbajt gara me karakter ndërkombëtar, Gjysmëmaratona e Prishtinës, e cila tashmë është bërë tradicionale. Duke mbajtur fjalën qe i kam dhënë vëllaut të Xherdan Shaqirit, vrapova me fanellën e yllit tonë në futboll. Një sfidë personale, të cilën e përfundova me sukses, ndonëse me një minutë vonesë krahasuar me vitin paraprak. Përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit me të cilët ndamë shtegun e vrapimit, organizatorët, pjesëtarët e Policisë, ekipet mjekësore, vullnetarët dhe ushtarët e FSK-së për mbarëvajtjen e kësaj ngjarje masive, e cila përmes sportit promovon vendin tonë në botë”.