Përfundon bastisja në banesën e ish këshilltarit të Thaçit, flet avokati Artan Çerkini

Artan Çerkini jep detaje për bastisjen e banesës së Adil Behramajt nga ana e Gjykatës Speciale.

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë bastisur sot banesën e Adil Behramajt, ish këshilltar i Hashim Thaçit.

Artan Qerkini, avokat i Behramajt ka thënë se me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara, është bastisur banesa e Adil Behramajt, në lidhje me një pretendim të Prokurorisë së Specializuar, për një vepër penale, e cila sipas tyre është brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara.

“Mbrojtja e ka parë vendimin e ka bërë një vlerësim fillestar. Këto çështje do ti adresojmë në momentin e duhur procedural”, ka thënë ndër të tjera Çerkini.

Avokati Çerkini ka konfirmuar se bastisja tanimë ka përfunduar.