Vrasja e trefishtë në Gllogjan, reagon Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi tre persona kanë ndërruar jetë në një sulm ndaj një autobusi që po transportonte nxënës në Gllogjan.

Haradinaj ka thënë se ndjehet i trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës.

“Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës.
Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne.

Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre.

Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë.