Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë, anulohet seanca e nesërme

Ka përfunduar për këtë javë gjykimi për krime lufte ndaj Salih Mustafës që po zhvillohet në Hagë.

Në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është bërë e ditur se seanca e caktuar për të premten është anuluar.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se seanca e radhës në këtë rast mbahet më 22 nëntor, raporton Fokusi.info.

Ndryshe, gjatë kësaj jave, dëshminë e saj e ka dhënë dëshmitarja e shtatë e mbrojtur, e cila ka dëshmuar lidhur me procesin e zhvarrimit të një kufome.