Moti sot në Shqipëri

​Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masat ajrore të nxehta dhe të thata të cilat po influencojnë në Shqipëri me mot të stabilizuar dhe temperatura të larta.

Për sot moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në relievet malore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 7 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë konstante.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 15/33°C

Zonat e ulëta 17/37°C

Zonat bregdetare 21/32°C