Përfundon intervistimi i kandidatëve për rektor të UP-së

Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës ka përfunduar intervistimin e kandidatëve për rektor të Universitetit të Prishtinës.

Kandidatët për rektor pas procesit të intervistimit kanë vlerësuar se gjithçka ka qenë në rregull, duke ia lënë tash në dorë Këshillit Drejtues që të vendosë për rektorin e ri të UP-së

Naser Sahiti, njëri nga tre kandidatët për rektor të UP-së, pas intervistimit nga Këshilli Drejtues, ka thënë se nuk ka parë ndonjë parregullsi ose tendencë për zgjedhjen e rektorit.

Ai ka thënë se shpreson që ai të zgjidhet, por që i takon Këshillit Drejtues të vendosë.

“Besoj që vlerësimi do të jetë korrekt. Qëllimi im është që të zgjidhem rektor, por i takon Këshillit Drejtues të vendosë”, është shprehur ai. /EO