Vdes e mitura në QKUK, policia jep detaje

Një vajzë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas trajtimit tre-javor pëgjatë mëngjesit të së hënës.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, teksa thuhet se trupi është dërguar për obduksion.

“Prishtinë, 14.02.2022-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në QKUK ka ndërruar jetë mbesa e tij viktima femër kosovare e mitur, e cili ishte duke u trajtuar që tre javë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.