Vlerësimet e Kurtit për secilin kandidat për kryeministër

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kreu i saj, Albin Kurti ka dhënë nga një vlerësim për secilin nga kandidatët për kryeministër.

Për Vjosa Osmanin ai tha se do të bëhet kryeparlamentare.

“Do të bëhet kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës”, tha ai në T7.

Ndërsa për Veselin ka thënë se është gabim që i ka hy politikës.

“Është gabim agjentët të hyjnë në politikë”.

Sipas Kurtit, Haradinaj më shumë ka lakmi sesa zemërim.

“Më të madhe e ka lakminë se zemërimin”

E, Fatmir Limaj, sipas Kurtit, nuk arriti ta ideologjizojë mospajtimin personal.

“Ka provuar ta ideologjizojë mos pajtimin personal, pa sukses”