Përfundon pa fitues ndeshja Manchester United – Chelsea (video)

Derbi në mes të  Manchester Utd dhe Chelsea-t në ‘Old Trafford’ përfundoi me rezultat 1 – 1 , në kuadër të javës së 36-të të Premier League.

Chelsea mori një pikë të vlefhme në hapin e saj drejt një vendi në Champions League, kurse Manchester Utd është në një situatë jo aq të favorshme, sepse ky barazim e rrezikon shumë që të mbetet jashtë katërshes së madhe.

Në minutën e 11-të pas një tollovie në mbrojtjen e Chelsea-t,  Juan Mata kaloi në epërsi Manchester Utd, ndërsa dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, portieri De Gea nuk reagoi si duhet dhe Marcos Alonso nga afërsia shënon për 1 – 1.

Chelsea është në vend të katërt me 68 pikë, ka dy më shumë se Arsenali që gjendet në vendin e pestë me 66 pikë dhe tri më shumë se Manchester Utd në pozitën e gjashtë, që ka 65 pikë.

https://streamable.com/6ie4r