Përfundon takimi i LDK-s, ky është lajmi i fundit nga atje

Takimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, me kryetarët e degëve të kësaj partie, që kishte filluar në ora 14:30, ka përfunduar para pak çastesh.

Nga partia e udhëhequr nga Mustafa nuk ka dalur askush që të prononcohet para mediave.

Mirëpo, se për çka u diskutua u bë e ditur se do të tregohet përmes një komunikate drejtuar mediave.

Ky takim ishte thirrur nga Isa Mustafa për t’i njoftuar kryetarët e degëve me zhvillimet e deritanishme të takimeve me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Po ashtu temë diskutimi e këtij takimi ishte edhe shënimi i 30 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.