Përfundon takimi Kurti-Lajçak

Ka përfunduar takimi ndërmjet Përfaqësuesit të BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak dhe kryetari të LVV-së, Albin Kurtit.

Pas takimit i cili është zhvilluar në selinë qendrorë të VV-së, të dy nuk kanë bërë ndonjë prononcim para gazetarëve.

Takimi mes Kurtit dhe Lajçak kishte filluar para më shumë se një ore.

Ai nesër në orën 08:00 do të zhvillojë takim me ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, për të vijuar me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti dhe më pas me liderët e partive politike.

Pas Kosovës, Lajçak do të qëndrojë për vizitë në Serbi më 3 dhe 4 mars, dhe në Mal të Zi më 4 dhe 5 mars.