Përfundon takimi në Ambasadën Amerikane

Ka përfunduar takimi joformal i organizuar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në pritjen e diplomatit amerikan ishin ambasadorë të tjerë të akredituar në Prishtinë, përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile.

Pas takimit nuk pati deklarime për medie.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë muajin e kaluar organizoi një diskutim me zyrtarë shtetërorë, liderë politikë, diplomatë e organizata të shoqërisë civile, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ambasadori Hovenier ka kërkuar nga Qeveria që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, siç ka thënë ai, i cili mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, të pavarur, multietnik dhe demokratik.