Hyseni akuzon kryetarin Xhafer Tahiri se i dha serrë priftit të kishës serbe jashtë kritereve

Anëtari i kuvendit të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kushtrim Hyseni ka akuzuar kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahirin se i dha serrë priftit të kishës serbe në Vushtrri jashtë kritereve, pasi që drejtori i bujqësisë mendonte se nuk i plotësonte kriteret, shkruan Fokusi.info.

“Pasi drejtori i bujqësisë mendonte se prifti i kishës nuk i plotësonte kriteret për të fituar serrë nga komuna e Vushtrrisë, kryetari i komunës vendosi ti jepte serrë me vlerë 700 euro, para që i ndau nga buxheti i zyrës së kryetarit, ndërsa ata që me të vërtetë meritonin të fitonin serën nga komuna u refuzuan me arsyen e vetme se nuk janë pjesë e LDK-së apo VV-së”, ka shkruar Hyseni në “Facebook”.

Ja statusi i plotë i Hysenit:

“Hoxha” Xhafer Tahiri i jep serrë priftit të kishës së Vushtrrisë nga buxheti i zyrës së kryetarit, kjo është bashkëjetesa mes udhëheqësve fetarë në Vushtrri.
Pasi drejtori i bujqësisë mendonte se prifti i kishës nuk i plotësonte kriteret për të fituar serrë nga komuna e Vushtrrisë, kryetari i komunës vendosi ti jepte serrë me vlerë 700 euro, para që i ndau nga buxheti i zyrës së kryetarit, ndërsa ata që me të vërtetë meritonin të fitonin serën nga komuna u refuzuan me arsyen e vetme se nuk janë pjesë e LDK-së apo VV-së.

Përderisa kryetari vazhdon të publikojë shpenzimet e zyrës së tij çdo javë, atëherë pse ai nuk deklaroj 800 euro që ndau nga zyra e tij për priftin e kishës, dmth 700 euro për serrën që montoi një kompani nga Suhareka dhe 100 euro për pije për punëtorët e kishës.
Edhe njëherë kjo qeveri po tregon se nuk po punon për hir të qytetarëve, por për përfitime personale”.