Përfundon takimi Thaçi-Mustafa, nuk deklarohen për media

Ka përfunduar takimi i presidentit të vendit, Hashim Thaçi me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Pas përfundimit të takimit, Mustafa bashkë me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri janë larguar nga Kabineti i Presidentit, pa dashur të deklarohen për media, raporton Indeksonline.

Nuk dihet saktësisht se çfarë diskutuan Thaçi dhe Mustafa, por në paralajmërimin e djeshëm të Thaçit u tha se takimi ka për qëllim informimin, konsultimin dhe koordinimin për çështjet me interes shtetëror.

Thaçi pas pak do të takohet edhe me liderin e PDK-së, Kadri Veseli dhe liderët e tjerë partiakë teksa në ora 13:00 është paraparë të zhvillohet takimi me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.