Përgënjeshtrohet lajmi i Arbresh.info-s: S’ka koronavirus në Kosovë

Në Kosovë nuk ka asnjë të infektuar me virusin korona.

Kështu ka thënë Shpend Fazliu për Indeksonline, zëdhënës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga portali informativ Arbresh. info që ka publikuar një shkrim në të cilin thuhej se është shënuar rasti i infektuar me koronavirusin, në Kosovë.

Ndryshe, dje janë testuar gjithsej 75 mostra të dyshimta, por të gjitha kanë rezultuar negative.