Përjashtimi i Mujecit nga VV-ja, Kabashi ironizon: S’e ka meritu, emrin ekstazisë ia kish lanë me iniciale të partisë

Sot në Shqipëri është arrestuar Besnik Mujeci, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili pas këtij arrestimi u përjashtua me shpejtësi nga partia. Mujeci dyshohet për trafikim të drogës, ndërsa arrestimi i tij nga policia shqiptare nga ngjallur shumë reagime.

Në lidhje me këtë temë, analisti Bekim Kabashi e ka shkruar një status, ku ka komentuar përjashtimin e Mujecit nga VV-ja.

Në fakt, Kabashi ka ironizuar me ketë përjashtim.

“Nuk e ka meritu me e perjashtu prej partise, se shume fanatik i saj ish kallxu. Edhe emnin ekstazise ia kish lon me iniciale te partise, LV.” – shkroi ai.