Sveçla ndalet të Ura e Ibrit, thotë se Kosova ka kapacitete t’i mbajë zgjedhjet në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot ka qëndruar të Ura e Ibrit.

Ai para gazetarëve tha se institucionet janë të gatshme që t’i mbajnë zgjedhjet në veri.

“Absolutisht që po, absolutisht ne kemi kapacitete me i mbajtë zgjedhjet”, tha Sveçla.

Kujtojmë që ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, sot ka thënë se nuk ka kushte për t’u mbajtur zgjedhjet, për shkak të zhvillimeve të djeshme.