Përkrahësi i VV-së që shkelte qenin me veturë i gatshëm t’ia falë Kurtit shtëpinë 550m2

Sokol Halili, mbështetësi i VV-së që ishte bërë i famshëm me videon që kishte postuar në rrjete sociale në përkrahje të Albin Kurtit, ia ka vënë në dispozicion shtëpinë e tij liderit të VV-së.

Halili para zgjedhjeve ishte bërë viral pasi që gjatë kohës që në veturë fliste për Kurtin, kishte goditur një qen gjatë rrugës, shkruan lajmi.net.

Ai tani në një postim në Facebook ka thënë se është në gjendje që shtëpinë t’ia fali Kurtit bashkë me 12 ari truall. Përveç kësaj, ai thotë se është në gjendje t’ia falë edhe banesën që ai thotë se e ka në njërën prej lagjeve të Prishtinës.

Postimi i plotë:

Pas nje publikimi dhe propagande kunder Albin Kurtit per shtepin me Qira une i baje thirrje publike ALBIN KURTIT sa her qe ki nevoje une SOKOL HALILI jam ne mbeshtetje Tane personale por jo atu ku jane gjithe ata sahan elpirsa qe tukan rroke si Miza kali ne Prapanic.gjate gjithe jetes time une kame qene i pavarur dhe i tille jam edhe sot.

Te gjithe para ardhesit e Albin Kurtit kane nga 300.hektar toke minimum dhe jane multi milionera duke vjedhur popullin e Kosoves.

Une i Baje thirrje publike Albin Kurtit qysh sot jam i gatshem te ja fali shpin 550m² me 12.ari trull ne Hajvali ose 126.metra Banes ne Dardani. Vetem qe ti themi Banditve se Populli e ka votuar Albin Kurtin dhe populli e ngrite.

Dhe doti qendron mbrapa.

Keta ja kane bere per Shtepin qe paska marr Albin Kurti sikur mue kur e pata shkel Ate Qenin e Deges se?

Kryminister Albin Kurti Godit mos tanin se pasha zotin per LDK.PDK.AAK.NISMA.AKR.

Edhe 20.vite nuk e kishin leshu shtetin mu qkap.S.H.